Senatori nga Teksasi, Ted Cruz, një konservator i madh i urryer nga liderët e partisë së tij, ka fituar në mesin e republikanëve në Ajova më 1 shkurt, duke mposhtur miliarderin Donald Trump.
Në mesin e demokratëve, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe senatori Bernie Sanders, janë thuajse në barazim, me një përqindje shumë të vogël nga zonja Clinton.
Kjo e fundit ka marrë 49.9 për qind të mbështetjes, derisa Sanders 49.4 për qind.
Në mesin e republikanëve, Cruz ka fituar 28 për qind derisa Trump 24 për qind. Për këtë të fundit, kjo është një goditje e madhe ngase ai ka udhëhequr në mesin e republikanëve në sondazhet e disa muajve.
Trump e ka minimizuar humbjen duke thënë se është i nderuar” që gjendet në vendin e dytë.
Votuesit në Ajova ishin të parët që kanë votuar për të preferuarit e tyre për president.
Se si rrjedh procesi i votimit në Shtetet e Bashkuara nga tani e deri në ditën e zgjedhjeve në muajin nëntor, lexoni edhe këtë: