Ndërlidhjet

Gjermania premton ndihmë për të kthyerit në Afganistan


Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, i ka premtuar Afganistanit ndihmë financiare për të ndihmuar në rrintegrimin e migrantëve të kthyer.

Teksa ka folur gjatë një konference në Kabul, de Maiziere ka thënë se shumica e afganëve të cilët kanë shkuar në Gjermani, nuk janë larguar për çështje të sigurisë, por për një jetë më të mirë.

Ai tha se është e “kuptueshme” nga pikëpamja humanitare por, sipas tij, kjo nuk u jep atyre të drejtë që të vazhdojnë të qëndrojnë në Gjermani.

Vizita e de Maizieres në Afganistan është zbehur në fund kur nga një shpërthim pranë ndërtesës së parlamentit në Kabul, janë vrarë së paku 20 persona dhe janë plagosur 29 të tjerë.

Teksa ka folur për 850 ushtarët gjermanë që janë në në Afganistan si pjesë e mbështetjes së NATO-s, Thomas de Maiziere ka thënë se ata do të qëndrojnë në Afganistan “për aq kohë sa është e nevojshme”.

Por, sipas tij, ekzodi i afganëve të arsimuar nga Afganistani, duhet të ndalohet dhe populli i Afganistanit “duhet të qëndroj këtu për ta ndërtuar këtë vend”.

XS
SM
MD
LG