Ndërlidhjet

Në Prishtinë diskutohet për sigurinë në Evropën Juglindore


Prishtinë, Kosovë
Prishtinë, Kosovë

Për herë të tretë në Kosovë organizohet konferenca ndërkombëtare “Germia Hill”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se temë e konferencës do të jetë Siguria në Evropën Juglindore në kontekst të sfidave më të gjera rajonale.

“Germia Hill” thuhet se synon që të ndihmojë Kosovën në promovimin e agjendës së integrimit në NATO, duke e përfshirë Kosovën në debatet e rëndësishme të sigurisë rajonale.

Konferenca do të hapet nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ndërsa zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të nisë panelin e parë me temën “Sfidat globale dhe rolet e NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor”.

Në një njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, thuhet se në konferencë do të marrin pjesë afro 200 mysafirë nga 40 shtete të ndryshme të botës.

Në mesin e folësve kryesorë, do të jetë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, George William Vella, i cili do të flasë mbi “Migrimin e parregullt, gjendjen në Libi, si dhe për prioritetet e Maltës në prag të marrjes së kryesimit të presidencës së BE-së”.

XS
SM
MD
LG