Ndërlidhjet

Papunësia në Eurozonë bie në 10.4%


Ilustrim
Ilustrim

Shkalla e papunësisë në Eurozonë ka rënë në 10.4 përqind në muajin dhjetor, duke arritur normën më të ulët qysh në shtator të vitit 2011.

Agjencia e Statistikave të Bashkimit Evropian - Eurostat ka dalë sot me të dhënat e reja.

Sipas saj, numri i të papunëve në Eurozonë ka rënë në 16.75 milionë – 49,000 më pak se në muajin nëntor.

Papunësia te të rinjtë ka qenë shumë më e lartë, përkatësisht 22 përqind.

Republika Çeke i është bashkuar Gjermanisë me normën e papunësisë, duke qëndruar të dyja në 4.5 përqind.

Në ekstremin tjetër, në Greqi, 24.5 përqind e popullsisë ka qenë e papunë në muajin tetor, ndërsa papunësia e të rinjve ka qenë 48.6 përqind.

Të dhënat e tetorit janë të dhënat më të fundit të disponueshme për Greqinë.

XS
SM
MD
LG