Ndërlidhjet

Lideri çeçen kritikon Instagramin: “I përkulet SHBA-së”


Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov.
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov.

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka akuzuar platformën sociale Instagram se i është përkulur presionit të Shteteve të Bashkuara, pasi ka hequr një video të tij, e cila tregonte një udhëheqës të opozitës ruse në shënjestër të snajperit.

Instagram ka thënë se videoja “ka shkelur kërkesën për të respektuar anëtarët e tjerë” të rrjetit social.

Në një postim të ri në Instagram, Kadyrov ka thënë se është ndëshkuar pasi ka thënë “disa fjalë për qentë roje të SHBA-së”.

Videoja e tij ka treguar ish-kryeministrin rus, Mikhail Kasyanov, si objektiv të snajperit.

Kasyanov është kritik i madh i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Lideri çeçen, së voni, i ka quajtur kritikët e Putinit “armiq” dhe “tradhtarë”.

Kasyanov dhe politikanë të tjerë opozitarë rusë kanë thënë se videoja e Kadyrovit është kërcënim për vrasje.

XS
SM
MD
LG