Ndërlidhjet

Putin emëron shef të ri të inteligjencës ushtarake


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka emëruar gjeneralin Igor Korobov në krye të agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse, të njohur si GRU, pas vdekjes së paraardhësit të tij në fillim të janarit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes ka thënë se zëvendësshefi i GRU-së, Korbov, është promovuar me një dekret presidencial.

Paraardhësi i Korobovit, Igor Sergun, ka vdekur më 3 janar në moshën 58-vjeçare.

Ai ka mbajtur këtë pozitë qysh në vitin 2011.

Emërimi i Korobovit vjen në kohën kur Rusia ka rritur aktivitetin ushtarak jashtë vendit.

XS
SM
MD
LG