Ndërlidhjet

OKB: Më tepër gra dhe fëmijë migrojnë në Evropë


Kombet e Bashkuara raportojnë se më tepër fëmijë dhe gra po udhëtojnë në Evropë, e jo meshkuj, për të parën herë prej se ka filluar kriza e migrantëve, vitin e kaluar.

Sipas agjencisë UNICEF, fëmijët dhe gratë tash përbëjnë afro 60% të refugjatëve dhe migrantëve, që kalojnë nga Turqia në Greqi.

Kjo paraqet ndryshim të rëndësishëm prej muajit qershor të vitit të kaluar, kur 73% të migrantëve ishin meshkuj të rritur dhe vetëm një në 10 migrantë ishte nën moshën 18 vjeçare.

Koordinatorja speciale e UNICEF-it për krizën e migrantëve në Evropë, Marie Pierre Poirier, ka deklaruar sot se gratë dhe fëmijët janë më tepër të rrezikuar gjatë udhëtimit të tyre për në Evropë.

Më 31 janar, agjencia e Bashkimit Evropian për bashkëpunim të institucioneve të zbatimit të ligjit, Europol, tha se së paku 10 mijë fëmijë pa përcjellje, janë zhdukur pasi janë regjistruar tek autoritetet shtetërore në Evropë, gjatë dy viteve të kaluara.

XS
SM
MD
LG