Ndërlidhjet

Lavrov: Sulmet ajrore ruse deri në disfatë të “terroristëve”


Sergei Lavrov gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Muskat të Omanit
Sergei Lavrov gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Muskat të Omanit

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se Moska nuk do t’i ndalë sulmet ajrore në Siri, derisa të gjitha grupeve “terroriste” tu shkaktohet disfatë.

“Sulmet ruse nuk do të ndalen derisa ne me të vërtetë t’i mundim organizatat terroriste sikur Fronti al-Nusra”, tha Lavrov gjatë një konference për gazetarë në Oman dhe ka konstatuar se “nuk shoh se përse këto sulme ajrore duhet të ndalen”.

Dje, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se Rusia tash duhet t’i ndalë sulmet ajrore kundër forcave opozitare në Siri, pasi kanë filluar bisedimet paqësore të udhëhequra nga Kombet e Bashkuara, që synojnë përfundimin e luftës atje.

Disa grupe opozitare siriane, që po marrin pjesë në bisedimet joformale në Gjenevë, kanë kërkuar ndaljen e sulmeve ajrore të Rusisë, si parakusht për negociata.

Lavrov tha se është “shkurtpamësi” e opozitës siriane të pret që “parakushtet, e paraqitura në formë të ultimatumit, mund t’i zgjidhin problemet”.

XS
SM
MD
LG