Ndërlidhjet

OBSH, e shqetësuar nga transmetimi seksual i Zikas


Ilustrim
Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shfaqur sot shqetësimin pas raportimeve se një rast i virusit Zika në Shtetet e Bashkuara, është marrë nëpërmjet marrëdhënies seksuale.

OBSH ka kërkuar hetime në lidhje me këtë rast.

Rasti i parë i virusit Zika në Shtetet e Bashkuara, nga zyrtarët shëndetësorë, është raportuar të martën në Dallas të Teksasit.

Zyrtarët e atjeshëm thanë se pacienti nuk e ka marrë virusin nga pickimi i mushkonjës, por përmes marrëdhënieve seksuale.

“Duhet të bëhet hulumtim i mëtutjeshëm për të parë se sa është i mundshëm transmetimi i virusit përmes marrdhënieve seksuale. Ky ëstë rasti i dytë për të cilin është thënë se nuk është marrë nga mushkonja”, ka thënë zëdhënësi i OBSH-së, Gregory Hartl.

XS
SM
MD
LG