Ndërlidhjet

Putin takon grupin e ndërmarrësve rusë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është takuar sot me një grup të ndërmarrësve të suksesshëm të Rusisë, për të diskutuar në lidhje me ekonominë e vendit dhe problemet me të cilat ballafaqohen bizneset e vogla dhe ato të mesme.

Kremilini ka njoftuar se Putin e ka takuar grupin e njohur si Klubi i Liderëve, i cili është themeluar në shkurt të vitit 2012, mekanizëm i cili vlerëson kushtet e të bërit biznes dhe mundësitë që i ofron shteti. Ky klub shtrihet në më shumë se 40 rajone ruse.

Kryetar i këtij mekanizimi është supermarrësi Artem Avetisyan.

Në dhjetor të vitit 2013, Putin ka kërkuar nga ndërnarrësit që të punojnë me shoqatat biznesore në Rusi, me qëllim të vlerësimit të përpjekeve të qeverisë për të ulur kostot dhe procedurat administrative.

Grupi i ndërmarrësve takohet rregullisht me zyrtarë të lartë, duke përfshirë kryeministrin, Dmitry Medvedev, zëvendëskryeministrin e parë, Igor Shuvalov, zëvendëskryeministrin, Arkady Dvorkovich, si dhe zyrtarë të tjerë.

XS
SM
MD
LG