Ndërlidhjet

Kërkohet dërgimi i ndihmave nga ajri në Falluxha


Refugjatët në Irak, 3 shkurt 2016
Refugjatët në Irak, 3 shkurt 2016

Zyrtarët irakianë thonë se dhjetëra mijëra civilë irakianë do të mbesin pa ushqim dhe medikamente në qytetin e Falluxhas, një bastion i Shtetit Islamik në provincën Anbar, që është i rrethuar nga forcat e sigurisë.

Guvernatori i provincës Anbar, Sohaib al-Rawi, i ka bërë thirrje koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që lufton kundër Shtetit Islamik, që përmes ajrit të ofroj ndihma humanitare për civilët.

Rruga ajrore, sipas Rawi, është mënyrë e vetme për të ofruar ndihmë në Falluxha, rreth 50 kilometra në perëndim të Bagdadit, pasi militantët e kanë minuar hyrjen në qytet dhe ua ka ndaluar njerëzve të largohen.

“Asnjë forcë nuk mund të hyjë dhe ta bëj shpërndarjen në mënyrë të sigurtë. Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç aeroplanëve që do të transportonin ndihma”, ka thënë ai në një intervistë dhënë televizionit al-Hadath.

Mediet në Irak thonë se disa persona kanë vdekur për shkak të urisë dhe kujdesit të dobët mjekësor.

XS
SM
MD
LG