Ndërlidhjet

Trump e akuzon Cruzin për vjedhje të fitorës


Donald Trump (majtas) dhe Ted Cruz (djathtas)
Donald Trump (majtas) dhe Ted Cruz (djathtas)

Donald Trump gjatë ditës së sotme e ka akuzuar rivalin e tij Ted Cruz nëgarën drejt Shhtëpisë së Bardhë, se e ka vjedhur fitoren në Ajova.

Ai ka kërkuar që të rivotohet apo të shpallet e pavlefshme fitorja e tij.

Akuzat e bujshme ai i ka bërë në Twitter, ku i ka rreth gjashtë milion ndjekës të cilëve iu ka thënë se për herë të parë një senator nga Teksasi i ka mashtruar dhë gënjyer votuesit.

“Ted Cruz nuk ka fituar në Ajova, ai e ka vjedhur atë. Kjo është arsyeja se pse të gjitha qendrat e votimit kanë gabuar dhe pse ai mori më shumë vota sesa që pritej. Keq”, ka shkruar Trump.

“Duke u bazuar në mashtrimin që e ka bërë senatori Ted Cruz në Ajova, duhet të bëhen zgjedhje të reja apo rezultati i Cruz duhet të anulohet”, ka shkruar Trump.

Ndër republikanët në Ajova, si rezultat i votimeve të së hënës, kandidati Ted Cruz, mori më së shumti mbështetje me 28%, para Donald Trumpit, i cili ka 24%, Marco Rubio ka 23%.

Një ditë më parë, Trump ka thënë se është i “nderuar” që gjendet në vendin e dytë.

Ndyshe, ndër demokratët, kandidatja Hillary Clinton ka 49.9% të votave, që sjell 22 delegatë, ndërsa Bernie Sanders me 49.5% ka 21 delegatë.

XS
SM
MD
LG