Ndërlidhjet

SHBA kritikon Çekinë për lirimin e të kërkuarve nga Amerika


Pragë, Çeki
Pragë, Çeki

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Pragë e ka kritikuar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë së republikës çeke, për të mos e ekstraduar në SHBA një libanez të dyshuar për kontrabandë të armëve.

Gjykata Komunale e Pragës, gjatë të enjtes ka marrë vendim që Ali Taan Fayad të lirohet pasi që Ministri i Drejtësisë, Robert Pelikan, ka refuzuar ta lejoj ekstradimin e tij për në SHBA.

Ali Taan Fayad, i njohur edhe si Ali Amin, dhe dy shtetas të Bregut të Fildishtë, kërkohen nga Shtetet e Bashkuara nën dyshimin se bënë përpjekje për t’iu shitur armë agjentëve të fshehtë amerikanë.

Ambasada amerikane në Çeki ka thënë të enjten se “jemi të tronditur nga vendimi i qeverisë çeke” për lirimin e Fayad dhe Ivorian Khaled El Merebi.

Qeveria çeke ende nuk ka vendosur në lidhje me fatin e të dyshuarit të tretë të këtij grupi.

Ministri çek i Mbrojtjes, Martin Stropnicky, ka thënë se pesë shtetas çekë që kanë qenë të zhdukur në Liban që nga korriku, janë liruar nga rrëmbyesit, pas garancisë për lirimin dhe shkëmbimin e Fayad.

Por, Ministri i Jashtëm çek, Lubomir Zaoralek, e ka mohuar më vonë se ka pasur marrëveshje shkëmbimi.

XS
SM
MD
LG