Ndërlidhjet

Irani dhe Rusia inicojnë kontratë 40 miliardëshe


Ali Akbar Velayati, këshilltar për media i Liderit Suprem të Iranit
Ali Akbar Velayati, këshilltar për media i Liderit Suprem të Iranit

Irani dhe Rusia e kanë iniciar një kontratë me vlerë prej rreth 40 miliardë dollarë për ndërtimin e energjisë bërthamore, hekurudhave si dhe projekte të tjera, ka njoftuar Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Këshilltari për media i liderit suprem, Ali Akbar Velayati, në fund të vizitës në Moskë, tha se kanë diskutuar rreth disa projekteve me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai tha se Teherani është i interesuar që ta marrë një kredi nga Rusia për hekurudha dhe projekte të energjisë bërthamore.

Ai ka thënë se projekti i pakos është nënshkruar gjatë muajve të fundit dhe ata “janë të gatshëm që ta zbatojnë atë”.

Velayati ka thënë se Irani gjithashtu ka diskutuar edhe për blerjen e armëve nga Rusia dhe shitjen e naftës për kompaninë më të madhe të naftës në Rusi.

XS
SM
MD
LG