Ndërlidhjet

FMN e shqetësuar me korrupsionin në Ukrainë


Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, tha se është e shqetësuar në lidhje me dorëheqjen e papritur këtë javë të ministrit të ekonomisë ukrainase. Ai ka dhënë dorëheqje këtë javë duke e përmendur arsye korrupsionin.

“Unë i vlerësoj përpjekjet e tij. Njoftimi për dorëheqjen e tij, i bërë së fundi, është shqetësues” ka thënë ajo të enjten, teksa është pyetur rreth dorëheqjes së Aivaras Abromavicius. Ky i fundit ka thënë se dorëhiqet, mes të tjerash, për shkak të ryshfetit nga një aleat i afërt i presidentit Petro Poroshenko.

“Nëse akuzat e bëra në aktin e dorëheqjes janë të sakta, atëherë ky është një tregues se masat kundër korrupsionit, me të cilat është dashur të merrej qeveria, ende duhet punuar në to”, ka thënë shefja e FMN-së.

FMN-ja është burimi kryesor i financimit për shpëtimin e Ukrainës, e cila po përballet më krizë si rezultat i rënies së çmimit të mallërave dhe embargos tregëtare nga Rusia.

FMN e ka një program të ndihmës për Ukrainën, në vlerë prej 17.5 milionë dollarësh, e cila shumë kushtëzohet me miratimin e reformave ekonomnike dhe luftimin e korrupsionit në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG