Ndërlidhjet

IS është dobësuar në Siri dhe Irak, por është forcuar në Libi


Forcat irakiane duke patrulluar në qytetin lindor irakian, Ramadi, në provincën Anbar. 4 shkurt 2016
Forcat irakiane duke patrulluar në qytetin lindor irakian, Ramadi, në provincën Anbar. 4 shkurt 2016

Grupi militant Shteti Islamik është dobësuar në Irak dhe Siri, por ka fituar forcë në Libi, thuhet në një vlerësim të ri të zbulimit amerikan.

Vlerësimi i ri, i publikuar të enjten nga Shtëpia e Bardhë, njofton se numri i luftëtarëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, i njohur edhe si “kalifati” ka rënë në 25 mijë, krahasuar me një vlerësim të mëparshëm që grupi ka 31 mijë luftëtarë.

Rënia prej afro 20 për qind, ka rezultuar për shkak të viktimave në betejë, për shkak të dezertimeve por edhe si rezultat i progresit në fushatën ajrore të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që mbështet forcat irakiane dhe kurde në terren.

“IS në mënyrë të vazhdueshme ka humbur njerëz të rëndësishëm”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Fushata ajrore e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e cila ka realizuar më shumë se 10 mijë sulme që nga viti 2014, duket se ka pasur ndikim edhe në parandalimin e të huajve që të shkojnë dhe t’i bashkohen grupit militant.

XS
SM
MD
LG