Ndërlidhjet

Presidenti polak miraton ligjin e ri të mbikëqyrjes


Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

Një ligj i mbikëqyrjes së zgjeruar nga qeveria do të hyjë në fuqi në Poloni, pavarësisht shqetësimeve për privatësinë.

Zyra e presidentit Andrzej Duda ka thënë se ai ka miratuar ligjin të enjten.

Bashkimi Evropian është duke hetuar nëse Polonia, anëtare e BE-së, ka shkelur standardet e saj duke miratuar ligje të diskutueshëm për Gjykatën Kushtetuese dhe mediat publike.

Ligji i fundit do të zgjerojë qasjen e qeverisë në të dhënat digjitale dhe do zhbëjë kufizimet për spiunim nga policia.

Mijëra polakë kanë protestuar kundër kësaj mase, e cila është konsideruar si “goditje e madhe mbi të drejtat e njeriut” nga organizata Amnesty International.

XS
SM
MD
LG