Ndërlidhjet

Protestë kundër "propagandës ruse"


Protestë kundër "propagandës ruse"
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:02 0:00

Aktivistë nga Ukraina kanë protestuar para ambasadës së Holandës në Kiev, me mbishkrimet: “Mos e dëgjoni propagandën ruse”. Protestuesit mbanin edhe portretin e piktorit të njohur holandez, Vincent van Gogh, me njërin vesh të fashuar, duke e shfrytëzuar si ilustrim ndaj asaj që protestuesit e quajtën keqinformim. Protesta pason dy muaj para se qytetarët e Holandës të hedhin votën e tyre në referendum, mbi marrëveshjen e Asociimit ndërmjet Ukrainës dhe Bashkimit Evropian. Vota nuk është ligjërisht obligative për Bashkimin Evropian, por do të shërbejë si matje e opinionit publik në Holandë, e cila aktualisht mban presidencën e radhës së BE-së. Protestuesit gjithashtu kanë përmendur edhe , siç kanë thënë, propagandën ruse mbi rrëzimin e avionit në Ukrainë në verën e vitit 2014, e në të cilin gjendeshin kryesisht udhëtarë holandezë.

XS
SM
MD
LG