Ndërlidhjet

Gjendje e fatkeqësisë në Zimbabve


Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe.
Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe.

Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, ka shpallur gjendje të fatkeqësisë në pjesët rurale të vendit, të goditura nga thatësirat.

Rreth 2.4 milionë njerëz atje janë në nevojë për ndihma ushqimore, çfarë do të thotë më shumë se një e katërta e popullsisë.

Njoftimi vjen disa ditë pasi Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Mugabes që të shpallë gjendje të fatkeqësisë, në mënyrë që donatorët të mbledhin para sa më shpejt, për të siguruar ndihmat uqhsimore.

Qeveria e Zimbabvesë u ka bërë thirrje banorëve që të mos bëjnë panik, duke thënë se do të importojë misër nga Zambia fqinje.

XS
SM
MD
LG