Ndërlidhjet

Zika aktive zbulohet në pështymë dhe urinë


Ilustrim
Ilustrim

Virusi aktiv Zika është zbuluar në pështymë dhe urinë, kanë bërë të ditur shkencëtarët brazilianë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se virusi mund të transmetohet lehtësisht përmes këtyre lëngjeve trupore, ka thënë Paulo Gadelha, kryetar i Institutit Fiocruz, i cili është pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil.

Në një tjetër zhvillim, zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje njerëzve që të përdorin kondomë ose të jenë të kujdesshëm gjatë marrëdhënieve seksuale, nëse kanë udhëtuar në zonat ku është shfaqur virusi Zika.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA ka thënë se masat janë të nevojshme, pasi rasti i parë i virusit të transmetuar seksualisht është konfirmuar këtë javë në Teksas.

Virusi, i cili lind nga mushkonja dhe shkakon defekte në tru te foshnjat, ka shpërthyer në mënyrë masive në të dyja Amerikat.

Puerto Rico ka shpallur emergjencë të shëndetit publik për shkak të Zikës.

Zika tashmë është shpallur emergjencë ndërkombëtare shëndetësore nga Organziata Botërore e Shëndetësisë.

XS
SM
MD
LG