Ndërlidhjet

Tërmet i fuqishëm në Tajvan


Ekipet e shpëtimit e nxjerrin të gjallë një foshnje nga gërmadhat e shkaktuara nga tërmeti në Tajvan
Ekipet e shpëtimit e nxjerrin të gjallë një foshnje nga gërmadhat e shkaktuara nga tërmeti në Tajvan

Nga një tërmet i fuqishëm me intensitet 6.4 shkallë në Tajvan, janë vrarë së paku 7 vetë dhe qindra të tjerë janë plagosur, pasi është shkatërruar një ndërtesë banimi me 17 kate, e mbushur me familjet që ishin tubuar për ta shënuar Vitin e Ri Lunar. Raportohet se së paku 35 vetë janë të bllokuar brenda gërmadhave të ndërtesës.

Tërmeti nga ndodhur sot herët në mëngjes, ndërsa më së shumti shkatërrime janë shkaktuar në qytetin jugor, Tainan, ku i gjithë kompleksi banesor, me gati 100 shtëpi, është rrëzuar.

Ekipet e shpëtimit i kanë nxjerrë afro 200 njerëz nga këto ndërtesa, ndërsa 40 prej tyre janë pranuar në spital.

Ministri i brendshëm, Chen Wei-jen, tha se ka shqetësime se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh, pasi në apartamente ka pasur më tepër njerëz se zakonisht, derisa familjet janë tubuar për pushime me rastin e shënimit të Vitit të Ri Lunar, javën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG