Ndërlidhjet

Siri: U vra një komandant iranian


Pamje nga shkatërrimet në Alepo nga luftimet e para dy ditëve
Pamje nga shkatërrimet në Alepo nga luftimet e para dy ditëve

Mediat iraniane raportuan mbrëmë se gjenerali, Mohsen Ghajarian, udhëheqës i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit, është vrarë në luftimet në Siri, së bashku me gjashtë vullnetarë të një milicie shiite.

Agjencitë e lajmeve thanë se vrasjet kanë ndodhur në pjesën veriore të provincës Alepo, ku qeveria e Sirisë, e mbështetur nga sulmet ajrore të Rusisë, ka ndërmarrë ofensivë madhore këtë javë, për ta rrethuar qytetin që është nën kontroll të kryengritësve dhe për t’i ndërprerë rrugët e funrizimit nga Turqia.

Teherani ka pretenduar se dërgon këshilltarë ushtarakë dhe vullnetarë për t’i ndihmuar forcat e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, por i ka hedhur poshtë pohimet se i dërgon ushtarët e vet.

Megjithëkëtë, mediat iraniane kanë raportuar për vdekjen e më se 100 “vullnetarëve” iranianë në Siri, prej muajit tetor të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG