Ndërlidhjet

K. Veriore: Vazhdojnë përgatitjet për lansimin e raketës


Pamje e një rakete të Koresë Veriore
Pamje e një rakete të Koresë Veriore

Koreja Veriore e ka filluar numërimin e kohës për lansimin kundërthënës të raketës satelitore, sipas raporteve në Korenë Jugore dhe Japoni.

Pheniani i ka lajmëruar agjencitë e Kombeve të Bashkuara më 2 shkurt, se planifikon lansimin e “satelitit vëzhgues tokësor” ndërmjet 8 dhe 25 shkurtit.

Por, në raportet e Koresë Jugore dhe Japonisë, theksohet se lansimi do të kryhet ndërmjet datës 7 dhe 14 shkurt.

Lidhur me këto plane, Koreja Veriore është kritikuar ndërkombëtarisht.

Kritikët e lansimit thonë se ky operacion i Koresë Veriore mund ta avancoj zhvillimin e raketës me rreze të gjatë veprimi që do të mund të transportonte koka atomike.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se e mbështesinargumentin se duhet të imponohen sanksione më të ashpra të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë Veriore.

XS
SM
MD
LG