Ndërlidhjet

Tajvan: Dhjetëra njerëz ende nën gërmadha pas tërmetit


Ekipet e shpëtimit duke u ndihmuar njerëzve nën gërmadhat e ndërtesës së rrëzuar nga tërmeti në Tajvan
Ekipet e shpëtimit duke u ndihmuar njerëzve nën gërmadhat e ndërtesës së rrëzuar nga tërmeti në Tajvan

Autoritetet në Tajvan thonë se gjithsej 132 njerëz ende janë nën gërmadhat e ndërtesës 17 katëshe, e cila është rrëzuar nga tërmeti i fuqishëm.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të zhdukur sot duket shumë më i lartë se ai që autoritetet paralajmëruan dje, pas tërmetit me intensitet 6.4 shkallë, në qytetin jugor Tainan.

Ministri i brendshëm i Tajvanit, Chen Wei-jen, tha se më tepër njerëz ishin në ndërtesë, pasi anëtarët e familjeve ishin tubuar për pushimet e Vitit të Ri Lunar.

Ekipet e shpëtimit thanë se më se 200 njerëz i kanë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat e ndërtesës.

Nga ky tërmet është konfirmuar se janë vrarë së paku 12 vetë.

XS
SM
MD
LG