Ndërlidhjet

OKB: Këshilli i Sigurimit e dënoi fuqishëm K. Veriore


Pamje nga një seancë e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Pamje nga një seancë e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar fuqishëm Korenë Veriore për lansimin e raketës me rreze të gjatë veprimi dhe tha se së shpejti do të miratoj rezolutë për sanksione “në përgjigje të këtyre shkeljeve të rrezikshme dhe serioze”.

Kjo deklaratë e Këshillit të Sigurimit është mbështetur nga Kina, që është aleate e Koresë Veriore, dhe nga 14 anëtarët e tjerë të këshillit, gjatë një seance të sotme urgjente, pasi Pheniani e lansoi raketën në gjithësi.

Ky takim ishte kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, Koreja Jugore dhe Japonia, për të arritur pajtueshmëri për përgjigje kolektive ndaj lëvizjes së Phenianit.

Televizioni shtetëror i Koresë Veriore raportoi se lansimi i sotëm, që ishte urdhëruar nga lideri, Kim Yong Un, për ta vendosur “satelitin” në hapësirë, ishte “një sukses komplet”.

Por, kritikën thonë se lansimi ishte mbulesë për provën e raketës balistike me kapacitet për të bartë koka bërthamore.

Testet e tilla janë të ndaluara nga shumë rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG