Ndërlidhjet

Në mars mbahet raundi i ardhshëm i bisedimeve Rusi-Gjeorgji


I dërguari i Gjeorgjisë për bisedime me Rusinë, Zurab Abashidze.
I dërguari i Gjeorgjisë për bisedime me Rusinë, Zurab Abashidze.

I dërguari i Gjeorgjisë thotë se raundi i ardhshëm i bisedimeve ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë, për normalizimin e marrdhënieve dupalëshe, është shtyrë që të mbahet në mes të muajit mars.

Takimi në Pragë në mes të përfaqësuesit gjeorgjian për marrdhënie me Rusinë, Zurab Abashidze, dhe zëvendësministrit të jashtëm rus, Grigory Karasin, ishte paraparë që të mbahet gjatë muajit shkurt.

Abashidze tha sot se bisedimet, e parapara të mbahen në kryeqytetin çek, janë shtyrë për shkak të “çështjeve teknike”.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera.

Bisedimet në mes Abashidze dhe Karasin, që kanë për qëllim normalizimin e raporteve të tensionuara mes Moskës dhe Tbilisit, kanë nisur në Gjenevë, në dhjetor të vitit 2012.

Disa takime në mes të dy politikanëve janë mbajtur në Pragë që prej asaj kohe.

Tbilisi i ka ndërprerë marrdhëniet diplomatike me Moskën që nga njohja nga Rusia e pavarësisë së rajoneve separatiste të Gjeorgjisë, Abkhazisë dhe Osetisë Jugore, pas një lufte të shkurtë me Tbilisin në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG