Ndërlidhjet

Rusia arreston shtatë anëtarë të dyshuar të IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi (FSB) thotë se i ka arrestuar shtatë anëtarë të grupit militant Shteti Islamik, në qytetin Urals të Yekaterinburgut.

FSB ka njoftuar se shtatë përsonat, në mesin e të cilëve qytetarë të Rusisë dhe shteteve të Azisë Qendrore, janë arrestuar gjatë ditës së diel.

FSB ka thënë se grupi po planifikonte kryerjen e “sulmeve terroriste të profilit të lartë në Moskë, Shën Petërsburg dhe në rajonin Sverdlovsk, duke përdorur eksplozivë të prodhuar nga vetë ata”.

FSB-ja thotë se një laborator për prodhimin e mjeteve shpërthyese, është zbuluar gjatë operacionit të kërkimit.

Sipas tyre, grupi udhëhiqej nga në anëtar i grupit militant Shteti Islamik i cili kishte shkuar në Rusi nga Turqia.

Militantët e arrestuar, sipas zyrtarëve rusë, kishin planifikuar që më vonë të shkojnë në Siri për t’u bashkuar me luftëtarët e tjerë të IS-it.

XS
SM
MD
LG