Ndërlidhjet

Presidenti uzbek: Homoseksualiteti është kulturë vullgare


Presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov.
Presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov.

Presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov, ka kritikuar homoseksualitetin, duke e cilësuar atë “manifestim vullgar” të kulturës perëndimore.

Uzbekistani dënon aktet homoseksuale me burgim deri në tre vjet.

Karimov i ka bërë këto komente në një takim televiziv me deputetët e rajonit të Tashkentit, më 5 shkurt, raporton shërbimi uzbek i Radios Evropa e Lirë.

“Ne të gjithë flasim për të ashtuquajturën kulturë perëndimore. Ne e quajmë atë kulturë vullgare. E dini se çfarë mendoj, sepse është e papërshtatshme të flitet për të përpara grave. Kur burrat jetojnë me burra dhe gratë me gra, mendoj se diçka nuk është në rregull këtu”, ka thënë Karimov.

Uzbekistani është i vetmi shtet ish-sovjetik ku homoseksualiteti është i paligjshëm.

XS
SM
MD
LG