Ndërlidhjet

9 të vdekur e dy të zhdukur nga përplasja e trenave në Gjermani


Aksidenti mes dy trenave në Gjermani, 9 shkurt 2016
Aksidenti mes dy trenave në Gjermani, 9 shkurt 2016

Dy trena të udhëtarëve janë përplasur njëri me tjetrin në pjesën jugore të Bavarisë në Gjermani, duke lënë të vdekur së paku nëntë persona.

Policia ka njoftuar se nga aksidenti që ka ngjarë mëngjesin e së martës, dy persona ende janë të zhdukur derisa rreth 150 persona janë lënduar, 50 nga të cilët kanë marrë lëndime serioze.

Të gjithë të mbijetuarit janë larguar nga rrënojat dhe janë dërguar në spitale për trajtim.

Mediat gjermane raportuan se njëri tren kishte dalur nga binarët, ndërsa disa vagonë ishin përmbysur.

Disa udhëtarë ende janë të bllokuar brenda pjesëve të trenave që janë ndeshur.

Ndeshja ka ndodhur sot afër qytetit Bad Aibling, afro 60 kilomtera në juglindje të Munihut.

Shkaqet e kësaj ndeshjeje nuk janë të njohur

XS
SM
MD
LG