Ndërlidhjet

Në Moskë rrënohen rreth 100 objekte të paligjshme


Pamje nga rrënimi i ndërtesave në Moskë, 9 shkurt 2016
Pamje nga rrënimi i ndërtesave në Moskë, 9 shkurt 2016

Autoritetet e qytetit të Moskës i kanë rrënuar rreth 100 ndërtesa të cilat, sipas tyre, janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

Bulduzerët gjatë të martës kanë rrafshuar me tokë rreth 97 ndërtesa, shumica dyqane ushqimore, barnatore, dyqane lulesh dhe kafene.

Ky veprim dramatik ka tronditur shumë qytetarë të Moskës, të cilët kanë bërë pyetje pse objektet pa leje ishin lejuar të qëndronin deri më tani.

Fotografitë e ndërtesave, të postuar gjithandej nëpër mediat sociale, kanë treguar punëtorët e tronditur nga rrafshimi i bizneseve të tyre.

Kryetari, Sergei Sobyanin, ka shkruar në rrjetin sociale V Kontakte, se ndërtesat janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe kanë qenë të rrezikshme për qytetarët e Moskës.

Ai ka shtuar se ndërtesat janë ndërtuar pa autorizimin e duhur, shumica e tyre në vitet 1990, menjëherë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Shkatërrimet janë bërë, me gjithë deklaratat e presidentit Putin, se do t’i mbështesë bizneset e vogla me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë.

XS
SM
MD
LG