Ndërlidhjet

Franca voton sot për ndryshimet kushtetuese


Paris
Paris

Deputetët francezë votojnë sot për një paketë të ndryshimeve kushtetuese, të hartuara pas sulmeve terroriste në Paris, nëntorin e kaluar.

Ndryshimet do t’i jepnin status të ri gjendjes së jashtëzakonshme, e cila aktualisht është në fuqi.

Ato po ashtu do të siguronin të drejtën për të zhveshur nga shtetësia franceze të dënuarit për terrorizëm.

Nëse masat miratohen sot nga parlamenti, ato do të shkojnë më pas në Senat.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, i ka premtuar këto ndryshime pas sulmeve të 13 nëntorit, në të cilat kanë humbur jetën 130 veta.

Gjendja e jashtëzakonshme në Francë skadon më 26 shkurt, por qeveria do që ta zgjasë atë.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dëmtojnë të drejtat e qytetarëve dhe bëjnë shumë pak në luftën kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG