Ndërlidhjet

Në Australi një grua shtatzënë diagnostikohet me Zika


Ilustrim
Ilustrim

Një grua shtatzënë, që jeton në Kuinsllend të Australisë, është infektuar me virusin Zika, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore.

Gruaja është kthyer së voni nga një udhëtim jashtë shtetit, por nuk janë dhënë më shumë detaje.

Ajo është diagnostikuar të martën.

Ky është rasti i tretë me Zika në Australi.

Virusi Zika shkakton defekte në lindje, të njohura si mikrocefali.

Më saktësisht, virusi bën që foshnjat të lindin me tru të pazhvilluar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur virusin Zika emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.

Zika, e cila tranmestohet kryesisht nëpërmjet mushkonjave, është përhapur me shpejtësi në të dyja Amerikat.

XS
SM
MD
LG