Ndërlidhjet

Ukrainë: Tre udhëtarë u vranë nga mina


Pamje nga një shpërthim i mëparshëm i një mine në Ukrainë
Pamje nga një shpërthim i mëparshëm i një mine në Ukrainë

Autoritetet në Ukrianë thonë se tre civilë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, kur minubusi i tyre ka hasur në një minë tokësore në pjesën lindore të këtij vendi.

Shpërthimi ndodhi sot, 25 kilometra në jugperëndim të Donjeckut, derisa minibusi po largohej nga territori që është nën kontroll të separatistëve, që mbështeten nga Rusia.

Zëdhënësi ushtarak i Ukrainës, Andriy Zadubinnyi, tha se dy civilë vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa i treti vdiq në rrugë për në spital.

Sipas informacioneve të para, shoferi i minubusit i kishte injoruar shenjat e vërejtjeve për mina.

Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar konflikti ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, janë vrarë më se 9 mijë njerëz.

Marrëveshja për armëpushim ka ndihmuar në reduktimin e rëndësishëm të dhunës, megjithqë konfliktet sporadike vazhdojnë në linjën e parë të frontit.

XS
SM
MD
LG