Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Cameron: Rritja e çmimeve të biletave të futbollit - problem


Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka shprehur shqetësim lidhur me çmimet e biletave të ndeshjeve të Premier Ligës angleze në futboll, pasi simpatizuesdit e Livepulit u larguan nga një takim dhjetëra minuta para përfundimit të lojës.

Në Parlamentin e Britanisë zotit Cameron sot i është shtruar pyetja për planet e Federatës së Mbështetësve të Futbollit, për të kërkuar largim masiv nga ndeshjet e futbollit në shenjë të protestës kundër çmimeve të biletave.

Kryeministri britanik është përgjigjur duke thënë se “ekziston problem këtu, ku disa ekipe dhe disa klube po i rrisin çmimet shumë shpejtë çdo vit, megjithqë shumë para për futboll vijnë nga sponzorizimet dhe pajisjet”.

Klubet e Premier Ligës po përgatiten për fillimin e ri të marrëveshjes trivjeçare televizive në vlerë prej afro 8.3 miliardë funta (afro 12 miliardë dollarë), raporton AP nga Londra.

Mijëra simpatizues të Liverpulit u larguan nga tribunat e stadiumit në minutën e 77-të të ndeshjes së të shtunës kundër Sunderlandit, në shenjë të protestës për ngritje të çmimeve të disa biletave në 77 funta (afro 112 dollarë).

XS
SM
MD
LG