Ndërlidhjet

Kurdët sirianë avancojnë në provincën Alepo


Ilustrim
Ilustrim

Aktivistët sirianë thonë se luftëtarët kurdë në Siri e kanë marrë kontrollin mbi aeroportin ushtarak pranë kufirit me Turqinë, që po mbahej nga rebelët.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër ka thënë se baza ajrore Menagh, të mërkurën në mbrëmje, ka rënë në duar të pjesëtarëve të Mbrojtjes Popullore Kurde (YPG) dhe aleatëve të tyre.

Vëzhguesi ka njoftuar se Menagh ka qenë skenë e luftimeve të ashpëra mes luftëtarëve kurdë dhe rebelëve të tjerë.

Observatori ka njoftuar se aeroplanët ushtarakë rusë, i kanë kryer së paku 30 sulme ajrore me ç’rast kanë ndikuar në përparimin e kudëve.

Luftëtarët kurdë duket se po përfitojnë nga ofenziva e madhe tokësore siriane përreth Alepos.

Raportet thonë se kudrët kanë marrë një numër të fshatërave nga rebelët, të cilët si rezultat i sulmeve, janë evakuar.

XS
SM
MD
LG