Ndërlidhjet

Rusi: Kritiku i Kremlinit goditet me vezë


Pamje gjatë sulmit kundër politikanit opozitar në Rusi Mikhail Kasyanov
Pamje gjatë sulmit kundër politikanit opozitar në Rusi Mikhail Kasyanov

Ish-kryeminsitri i Rusisë, Mikhail Kasyanov, njëherësh kritik i ashpër i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, është goditur sot me vezë në qytetin Vladimir, afro 200 kilometra në lindje të Moskës.

Agjencia TASS ka raportuar se Kasyanov ishte gjuajtur me vezë derisa zbriste nga vetura e tij, ndërsa ata që i hodhën vezët e kanë identifikuar vetveten si pjesëtarë të së ashtuquajturës Lëvizje për Çlirimin e Popullit.

Kështu, zoti Kasyanov, që ishte kryeministër nën presidentin, Vladimir Putin, dhe tash është kritik i ashpër i presidencës së Rusisë, është sulmuar për të dytën herë brenda pak ditësh.

Ai së pari ishte sulmuar më 9 shkurt në një restorant në Moskë, me ç’rast kundër tij është hedhur një ëmbëlsirë.

XS
SM
MD
LG