Ndërlidhjet

SHBA: Zbulim i madh shkencor lidhur me valët e gravitetit


Ilustrim i valëve të gravitetit që është publikuar sot nga agjencia NASA
Ilustrim i valëve të gravitetit që është publikuar sot nga agjencia NASA

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara thonë se i kanë detektuar valët e gravitetit nga ndeshja e dy vrimave të zeza, që paraqet zbulim të madh, i cili ishte parashikuar nga Albert Enstein, para një shekulli.

Ky zbulim, që i ka impresionuar shkencëtarët në gjithë botën, pritet të krijoj një mënyrë të re të vëzhgimit të kozmosit dhe për të dhënë shpjegime më të mirë për gravitet.

“Deri në këtë moment, ne i kemi sytë në qiell dhe ne nuk mund të dëgjojmë muzikë”, tha astrofiziku në Universitetin Columbia, Szabolcs Marka, anëtar i ekipit që i ka zbuluar valët e gravitetit.

Ai tha se këto valë janë sikur incizim i gjithësisë.

“Gjithësia kurrë nuk do të jetë e njejtë”, tha Marka.

Një ekip ndërkombëtar i astrofizicistëve i ka shfrytëzuar instrumentet e ndjeshme me vlerë prej 1.1 miliardi dollarësh, të quajtura Observatori Laserik Interferometer i Valëve Gravitacionale (LIGO), që ekzistojnë në dy vende në Shtetet e Bashkuara, për t’i detektuar valët e gravitacionit nga dy vrima të zeza, që bashkohen diku në 1.3 miliardë vite drite larg Tokës.

Valët e gravitetit, së pari të paraqitura në mënyrë teorike nga shkencëtari, Albert Einstein, në vitin 1916, në kuadër të teorisë së tij të relativitetit të përgjithshëm, janë valëzime në kohë të gjithësisë në katër dimenzione, që e kombinojnë kohën lartë, poshtë, majtas dhe djathtas, që është vështirë të imagjinohet.

XS
SM
MD
LG