Ndërlidhjet

Kosovë - Austri: Përkushtim për vazhdim të bashkëpunimit


Sebastian Kurz (djathtas) dhe Hashim Thaçi gjatë një takimi të tyre të mëparshëm
Sebastian Kurz (djathtas) dhe Hashim Thaçi gjatë një takimi të tyre të mëparshëm

Ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, e kanë zhvilluar një takim sot në orët e mbrëmjes në Prishtinë.

Në një konferencë të përbashkët për gazetarë, pas takimit, të dy ministrat kanë shprehur përkushtim për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Zoti Thaçi ka deklaruar se Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e agjendës evropiane dhe ka shtuar se Kosova do t’i rregulloj edhe raportet me vendet fqinje.

“Austria ka qenë dhe mbetet një nga invesitorët kryesorë në Kosovë dhe vendi ynë ka bashkëpunim të shkëlqyer me ju”, ka thenë Thaçi.

Ministri i jashtem austriak, Sebastian Kurz, tha se Austria me politikën e saj të jashtme i mbështet vendet e rajonit për integrim në Bashkimin Evropian.

Ai u ka bere thirrje partive politike opozitare që të heqin dorë nga dhuna dhe të percaktohen per dialog.

“Opozita duhet në mënyre demokratike të bashkëpunojë me qeverinë”, tha Kurz.

Duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ai mëtutje theksoi se marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen nga të dy palët dhe se “dialogu me Serbinë nuk ka alternativë”.

Ministri austriak, po ashtu, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet ta luftojnë korrupsionin dhe t’i vazhdojnë reformat ekonomke.

XS
SM
MD
LG