Ndërlidhjet

Abkhazia e bën të paligjshëm abortin


Ilustrim
Ilustrim

Abkhazia, rajon në shkëputje i Gjeorgjisë, e ka bërë të paligjshëm abortin, në përpjekje për të nxitur natalitetin e popullsisë.

Legjislacioni ka hyrë në fuqi më 8 shkurt, sipas të cilit, ndërprerja e shtatzënisë është e ndaluar në çdo periudhë që prej konfirmimit të shtatzënisë.

“Shteti e njeh të drejtën e të jetuarit të një fëmije të palindur, që prej momentit të ngjizjes dhe ndalon ndërprerjet artificiale të shtatzënisë”, thuhet mes tjerash në tekstin e ligjit, i cili lejon abortin vetëm nëse konfirmohet vdekja paraprake e fetusit.

Abkhazia, zyrtarisht numëron një popullatë prej 242,000 banorësh.

Ky rajon ka shkëputur veten nga Gjeorgjia në fillim të viteve të 90’ta, kurse pavarësinë e saj e ka njohur vetëm Rusia, në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG