Ndërlidhjet

Pakistan: Shkatërrohet rrjeti i përbashkët terrorist


Pamje nga qyteti-port Karaçi në Pakistan
Pamje nga qyteti-port Karaçi në Pakistan

Pakistani thotë se i ka arrestuar 97 militantë nga tri grupe të ndaluara në qytetin Karaçi.

Zëdhënësi i ushtrisë, gjeneral Asim Bajwa, tha sot se miliantët janë arrestuar gjatë muajve të kaluar dhe se ata u takojnë grupeve: Lashkar-e-Jhvangi, Tehreek-e-Taliban Pakistan dhe al-Kaida.

Zoti Bajwa, mëtutje, ka theksuar se personat e arrestuar, që kishin koordinim në logjistikë dhe planifikim, janë akuzuar për involvim në sulme të shumëfishta kundër bazave ajrore pakistaneze, përfshirë një aeroport kryesor dhe kapacitetet policore.

Një numër i të arrestuarve ishin në shkallë të avancuar të planifikimit të ikjes nga burgu në Hyderabad, ka thënë gjenerali Bajwa.

Personi, Khalid Omar Sheikh, i cili e ka rrëmbyer dhe vrarë gazetarin amerikan, Daniel Pearl, në vitin 2002, planifikohej që të lirohej gjatë këtij sulmi.

Komplotistët, po ashtu, e kishin listën e 35 të burgosurve që planifikonin t’i vranin.

XS
SM
MD
LG