Ndërlidhjet

Rusi: Banka Qendrore nuk e devalvon rublën


Elvira Nabiullina
Elvira Nabiullina

Banka Qendrore e Rusisë e ka përgënjeshtruar një raport se mund ta mbështes rënien e monedhës rubla, për ta ndihmuar qeverinë për ta mbyllur deficitin e madh buxhetor.

Vlera më e vogël e rublës ndihmon në mbushjen e arkës së shtetit, meqë qeveria i merr të ardhurat nga nafta në dollarë.

Agjencia Reuters kishte raportuar se Kremlini po e shqyrtonte strategjinë e devalvimit të monedhës për të ndihmuar në zbutjen e presionit për uljen e shpenzimeve dhe rritjen e taksave dhe ka shpresuar se Banka Qendrore do ta mbështeste këtë plan.

Por, shefja e BQ të Rusisë, Elvira Nabiullina, e ka hedhur poshtë rapotin si “budallallëk i plotë”.

“Ne kemi kaluar në shkallën e lirë të shkallës së këmbimit dhe politika jonë e këmbimit është e mirënjohur”, tha Nabiullina dhe ka shtuar se manipulimi me monedhë për qëllime buxhetore do të ketë “pasoja të mëdha negative”.

Përkundrazi, ka thënë Elvira Nabiullina, “nëse rreziku për inflacion rritet fuqishëm, atëherë ne nuk e përjashtojmë ashpërsimin” e politikës monetare, duke sugjeruar se mund ta bëjë të kundërtën – rritjen e vlerës së rublës.

XS
SM
MD
LG