Ndërlidhjet

BE: Hapësira Schengen në “rrezik serioz”


Bashkimi Evropian ka pranuar se funksionimi i përgjithshëm i hapësirës Schengen për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallarave, është “në rrezik serioz” dhe tha se Greqia duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme për tu marrë me krizën e migrantëve në burimin e saj.

Mëtutje, nëpërmjet një deklarate, vendet e BE-së thonë se “ka mnagësi serioze” se si Greqia po i mbronë kufijtë e vet, që janë, po ashtu, kufi i jashtëm i gjithë zonës Schengen për lëvizje të lirë pa pasaportë, dhe kanë kërkuar nga Athina që ta shqyrtoj këtë çështje, raporton AP nga Brukseli.

Më se një milion migrantë kanë hyrë në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2015 dhe shumica e tyre kanë kaluar prej Turqisë në Greqi, në rrugën e tyre për në vendet e BE-së, siç janë Gjermania dhe Suedia.

Tashmë, disa shtete kanë ndërmarrë kontrollime të përkohshme të kufirit të tyre për shkak të krizës së migrantëve dhe shumë prej tyre e kanë kritikuar Athinën.

XS
SM
MD
LG