Ndërlidhjet

14 shkurti – Dita e të Dashuruarve


Ilustrim (©Shutterstock)
Ilustrim (©Shutterstock)

Sot është Dita e Shën Valentinit, që njihet edhe si Dita e të Dashuruarve.

Lulet, çokollatat dhe balonat në formë zemre janë simbol i kësaj feste që shërbehet pothuajse në gjithë botën.

Ndonëse e inspiruar nga Perëndimi dhe të krishterët, urimet për Shën Valentin shkëmbehen edhe në rajonet ortodokse në Evropën lindore, në botën myslimane, si në Irak, apo në Indinë hinduse.

Megjithatë, disa shtete, si Irani, Pakistani apo Uzbekistani, kanë ndërmarrë hapa për ta kufizuar apo ndaluar tërësisht Shën Valentinin.

Festa bart emrin e një martiri të krishterë dhe nga udhëheqësit e këtyre shteteve konsiderohet si anti-myslimane.

XS
SM
MD
LG