Ndërlidhjet

Vdes ish-drejtori ekzekutiv i agjencisë ruse anti-doping


Ish-drejtori ekzekutiv i agjencisë anti-doping të Rusisë (RUSADA), Nikita Kamayev
Ish-drejtori ekzekutiv i agjencisë anti-doping të Rusisë (RUSADA), Nikita Kamayev

Ish-drejtori ekzekutiv i agjencisë anti-doping të Rusisë (RUSADA), Nikita Kamayev, ka vdekur dy muaj pas dorëheqjes nga posti i tij.

Agjencia TASS, më 14 shkurt e ka cituar ish-drejtorin e përgjithshëm të agjencisë, Ramil Khabriev, të ketë thënë se vdekja “me sa duket”, është shkaktuar nga një sulm në zemër.

“Ai u ankua për dhimbje të zemrës pas një sesioni me ski. Ai tek unë së paku kurrë nuk është ankuar për dhimbje të zemrës. Ndoshta gruaja e tij ka qenë e njoftuar për këto probleme”, ka thënë ai.

Nëntorin e kaluar, Rusia është pezulluar nga atletika ndërkombëtare pasi një komision i posaqëm i Agjencisë Botërore Anti-Doping e ka qortuar Rusinë, se atletët rusë kanë përdorur në mënyrë sistematike substanca doping.

Kamayev dhe Khabriev kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre së bashku me pjesën tjetër udhëheqëse të RUSADA-s, në mes të muajit dhjetor.

XS
SM
MD
LG