Ndërlidhjet

Një muaj pas sulmit, rihapet universiteti Bacha Khan


Ilustrim
Ilustrim

Universiteti Bacha Khan në veriperëndim të Pakistanit është rihapur sot, gati një muaj pas sulmit të përgjakshëm terrorist të 20 janarit, ku kanë mbetur të vdekur 21 nxënës dhe mësues.

Klasat në universitetin që gjendet në qytetin Charsada, janë hapur sot ndërsa ishin qe të mbyllra që nga sulmi i militantëve talibanë. Katër sulmuesit qenë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Zëvendësdrejtori i universitetit, Fazl-ur-Rahim Marwat, sot iu është drejtuar studentëve, duke thënë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.

Fraksioni i talibanëve e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Bacha Khan, ndërsa të njëjtit e patën marrë përgjegjësinë edhe për një sulm në vitin 2014 në një shkollë në Peshawar, ku u patën vrarë 150 persona, shumica fëmijë.

Grupi ka thënë se i ka në cak shkollat që janë “çerdhe" të personave që e sfidojnë “ligjin e Allahut”.

XS
SM
MD
LG