Ndërlidhjet

Policia përgatitet për protestën e 17 shkurtit


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Bazuar në protestat e fundit të organizuara në Kosovë dhe vlerësimeve të bëra nga organet e rendit, këta të fundit disponojnë informacione se gjatë protestës së paralajmëruar për datën 17 shkurt, nga persona të ndryshëm mund të përdoren mjete që shkaktojnë dhunë apo rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe të zyrtarëve policorë.

Duke u bazuar në këtë, Policia e Kosovës ka njoftuar sot se përkitazi me protestën e paraparë për të mërkurën, janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, përfshirë edhe planin operativ me qëllim që të ofrohet siguri për të gjithë qytetarët.

Përmes një komunikate të lëshuar, policia ka njoftuar se qëllimi i këtij plani është që të ketë siguri të përgjithshme dhe të mbahet rendi dhe siguria, të ketë masa të shtuara të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri para dhe pas protestës, të ndërmirren masat e vevojshme ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore si dhe të parandalohen e luftohen dukuritë negative dhe aktet kriminale “që në çfarëdo mase do të rrezikonte qetësinë publike, apo shkaktimin e dëmeve në pronë publike apo private”.

Policia ka njoftuar se si institucion i zbatimit të ligjit, do të ndërmarrë të gjitha veprimet “konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve”.

Organet e rendit kanë njoftuar se e njohin të dtejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike dhe protesta e manifestime në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.

Bazuar në informacionet që policia i posedon, se në protestë mund të përdoren “mjete të ndryshme të forta, koktej molotovi duke mos përjashtuar edhe përdorimin e armëve të zjarrit”, Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjitha shtresat e qytetarëve “që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga çfarëdo veprimi i dhunshëm, i cili mund të shkaktojë pasoja në vetë protestuesit dhe tek zyrtarët policorë, të cilët kujdesen për rendin dhe sigurinë publike”.

XS
SM
MD
LG