Numri i të vdekurve nga gripi në Ukrainë ka arritur në 286 vetë, ka njoftuar sot Ministria e shëndetësisë e këtij vendi.
Sipas ministrisë, numri më i madh i të vdekurve nga gripi, prej shtatorit të vitit të kaluar e deri tash, është shënuar në rajonet Kiev dhe Odesa.
Ministria nuk ka specifikuar nëse ndonjëra prej këtyre vdekjeve është shkaktuar nga virusi H1N1, i njohur si gripi i derrit, siç kanë raportuar më herët mediat ukrainase.
Ministri i shëndetësisë së Ukrainës, Aleksandr Kvitashvili, më 26 janar zyrtarisht e pat shpallur praninë e epidemisë së gripit në këtë vend.