Ndërlidhjet

Prokurorja e mbështetur nga Rusia synon mbylljen e Mexhlisit të tartarëve


Mexhlisi i tartarëve të Krimesë
Mexhlisi i tartarëve të Krimesë

Prokurorja e mbështetur nga Rusia në Krime, Natalya Poklonskaya, e ka paraqitur kërkesën që Gjykata supreme në këtë territor, ta shpallë të paligjshëm organin vetëqeverisës të tartarëve të Krimes, që njihet si Mexhlis.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë raportuar se Poklonskaya këtë kërkesë e ka nënshkruar sot duke theksuar se Mexhlisi është “një organizatë ekstremistre”.

Mexhlisi, i krijuar në vitin 1991 dhe i legalizuar nga qeveria e Ukrainës në vitin 1999, ishte i njohur si organ që i trajton çështjet e ndërlidhura me tartarët e Krimesë në Kiev dhe në trupat ndërkombëtare.

Shumica e tartarëve të Krimesë e kundërshtojnë aneksimin e Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në vitin 2014.

Më 11 shkurt, autoritetet ruse, që e kanë nën kontroll Krimenë, i kanë arrestuar disa tartarë të Krimesë, të dyshuar se i takojnë organizatës politike sunite, Hizb ut-Tahrir, që është e ndaluar në gjithë Azinë Qendrore dhe Rusi.

Aktivistët tartarë të Krimesë i kanë hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ato janë politikisht të motivuara.

XS
SM
MD
LG