Ndërlidhjet

Siri: Nga sulmi ajror u shkatërrua klinika e Mjekëve pa Kufij


Pamje nga gërmadhat e spitalit të Mjekëve pa Kufij të shkatërruar nga një sulm ajror në Siri
Pamje nga gërmadhat e spitalit të Mjekëve pa Kufij të shkatërruar nga një sulm ajror në Siri

Organizata Mjekët pa Kufij thotë se nga një sulm ajror është shkatërruar një klinikë që mbështetet nga kjo organizatë, në pjesën veriore të Sirisë, duke i vrarë së paku 7 vetë, ndërsa 8 të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Në deklaratën e sotme të Mjekëve pa Kufij theksohet se ky ishte sulm “i qëllimshëm”, por nuk thotë se kush e kishte kryer këtë sulm.

Mjekët pa Kufij thonë se në mesin e të vrarëve janë edhe pesë pacientë, një kujdestar dhe një roje e spitalit, ndërsa të gjithë personat e zhdukur ishin pjesëtarë të stafit.

Po ashtu, një numër i pacientëve konsiderohet i zhdukur.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut tha se nëntë vetë, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në këtë sulm.

Ky observator tha se klinika “ishte shkatërruar më 15 shkurt nga një aeroplan, që duket se ishte rus”.

Mjekët pa Kufij i mbështesin afro 150 spitale dhe klinika në gjithë Sirinë.

XS
SM
MD
LG