Ndërlidhjet

OKB: Mistura e viziton Sirinë në përpjekje për vazhdimin e bisedimeve


Staffan de Mistura
Staffan de Mistura

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Steffan de Mistura, mbrëmë ka arritur në Damask për të biseduar me zyrtarët.

Ai ka refuzuar të bisedoj me gazetarët pas ardhjes së tij në Damask, për vizitë njëditëshe.

De Mistura i pat pezulluar bisedimet indirekte paqësore në Gjenevë, ndërmjet përfasqësuesve të qeverisë dhe opozitës së Siri, pasi ato u shkatërruan për shkak të ofensivës madhore të forcave qeveritare të mbështetura nga Rusia në qytetin Alepo, që është bazë e kryengritësve në Siri.

Por, de Mistura shpreson se palët do të kthehen në tavolinën e negociata në Gjenevë, më 25 shkurt.

Po ashtu, vizita e tij po bëhet disa ditë pasi fuqitë botërore arritën pajtueshmëri për ndaljen e armiqësive në Siri, brenda një jave.

XS
SM
MD
LG